Për 12 vjet, një infermiere në zonën e maternitetit ka punuar jashtëzakonisht shumë. Për argëtim të plotë, ajo tregtoi mbi 5000 foshnje gjatë kohës së saj si asistente mjekësore, ajo vetë rrëfeu në shtratin e saj, teksa po humbte jetën.

Emri i saj është Elizabeth Bwalya Mwewa dhe ajo ka punuar në Spitalin Universitar në Lusaka, Zambia, midis 1983 dhe 1995. Në ato vite ajo filloi të shpërndante të porsalindurit në familje që nuk u përkisnin, shkruan meganews.al.

“Unë kam kancer dhe e di që do të iki shpejt. Dëshiroj të rrëfej mëkatet e mia para Zotit dhe para të gjithë njerëzve të prekur, sidomos atyre që kanë lindur në “University Teaching Hospital” (UTH) gjatë shërbimit tim”, tha ajo.

Nuk kam asgjë për të fshehur. Në 12 vitet që kam punuar në repartin e lindjes në UTH, shkëmbeva afërsisht 5000 foshnje,” rrëfeu ajo.

Mwewa shtoi se iu bë zakon ky krim dhe e bënte për argëtim. Tashmë kërkon faljen e njerëzve dhe të Zotit.

Mwewa gjithashtu shtoi se fëmijët e lindur midis 1983 dhe 1995 në spital , duhet të kontrollohen, veçanërisht nëse duken ndryshe nga vëllezërit e tjerë të tyre.

“Nëse keni lindur në UTH ndërmjet viteve 1983 dhe 199

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here