Autoritetet shëndetësore amerikane kanë zbardhur të dhënat më të fundit sa i përket gjendjes me pandeminë.

Të paktën 59,494 raste të reja me coronavirus janë konfirmuar brenda 24 orëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton CNN.

Gjithashtu është bërë e ditur se 985 persona kanë vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Deri më tani thuhet se 7,916,100 njerëz janë infektuar gjersa të paktën 216,872 ndërruan jetë.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara.

/Telegrafi/

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here