Situata atmosferike në Siçili po bëhet gjithmonë më e rëndë, për shkak të shirave.

Krahina e Agrigentos duket më e prekura, në veçanti bashkia e Shakas (Sciacca), e cila sipas vetë kryebashkiakut “ndodhet në gjunjë, praktikisht e shkatërruar”.

Disa përrenj kanë dalë nga shtrati duke përmbytur qytezën.

Disa rrugë janë shembur, praktikisht zhdukur, duke izoluar popullsinë, ndërkohë që janë dëmtuar disa godina dhe mjete të ndryshme.

Autoritetet kanë urdhëruar popullsinë që mos të lërë banesat, ndërkohë që bilanci financiar i dëmeve mund të jetë i lartë.

Problematike situata edhe në afërsi të Palermos, ku janë të shumtë banorët e bllokuar në katet e para të shtëpive, veçanërisht ato më të moshuar.

The post Rrugë të shembura dhe dëme kolosale, përmbytje masive në Itali appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here