Mësohet se gjatë orëve të natës së kaluar, persona ende të paidentifikuar, kanë sulmuar me k.allashnikov një lokal në Kashar, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

TIRANË– Kompleksi “Eiffel” në zonën e Kasharit në Tiranë është s.ulmuar me breshëri k.allash.nikovi. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur gjatë mensatës, rreth orës 00:35, në zonën e Kasharit, në kryeqytet.

Mësohet se gjatë orëve të natës së kaluar, persona ende të paidentifikuar, kanë s.ulmuar me k.allash.nikov kompleksin në fjalë, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.

RDA mëson se komlkesi në fjalë është në emër të biznesmenit Enver Çaushi.

Nga breshëria e plumbave ka pasur vetëm dëme maeriale.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me a.rmë z.jarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Fotot që po shikoni vijnë nga kompleksi “Eiffel”, godinë e cila ra pre e një sulmi me k.allashnikov mesantën e kaluar. RDA mëson se kompleksi “Eiffel”, i cili ndodhet përballë Qendrës Tregtare Univer, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë- Durrës, është në emër të biznesmenit Enver Çaushi, i cili për momentin e ka pezulluar aktivitetin në QKB.Siç shihet edhe nga fotot, të publikuara nga vetë faqja e kompleksit në rrjetet sociale, vihet re që bëhet fjalë për një kompleks luksoz, me pishinë dhe salla të mëdha. Brenda tij janë organizuar edhe dasma, apo festa të ndryshme ku ka pasur të ftuar, këngëtarë dhe personazhë të njohur të shoëbizit shqiptar. Konkretisht më 8-Mars, që njohet botërisht si festa e Gruas, në këtë kompleks kanë qenë të ftuar këngëtarët e mirënjohur si, Valbona Halili dh Ervin Bushati.

Në foto që ju sjell Dosja.al, bie në sy arredimi modern i ambienteve, me qirinj, lule dhe drita nga më të ndryshmet.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here