Së shpejti biletën do ta presësh online përmes telefonit dhe do të mund të udhëtosh me më pak kosto.

Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit (AKSHI) njoftoi për investimin e ri në sektorin e transportit, që pritet të rrisë cilesine e sherbimit per qytetaret dhe te ardhurat ne buxhetin e shtetit.

Nga ana tjeter, investimi do te largoje perfundimisht informalitetin ne kete treg duke ndihmuar biznesin e transportit te ule kostot dhe te rrise konkurrencen ne te mire te qytetareve shqiptare, njofton agjencia.

Prerja e biletes edhe online nepermjet çdo telefoni apo kompjuteri, duke shmangur ne kete menyre vajtjen ne terminalin kryesor dhe gjendjen perpara faktit ku mjeti i transportit qe niset ne ate orar nuk ka vende te lira.

E-transport do te nderlidhet ne te ardhmen e afert edhe me sistemin elektronik per menaxhimin e transportit brenda qytetas duke bere te mundur blerjen e biletave te nderthurura me nje çmim me te lire se sa blerja e tyre ne menyre te veçante.

Sistemi do te ofroje edhe blerjen e biletave javore ose mujore me qellim uljen e transaksioneve te kryera nga udhetari.

I gjithe procesi do te kryhet online, ku tashme te gjithe qytetaret dhe bizneset jane te dergjegjshem per efektet pozitive qe vijne nga kjo menyre ofrimi sherbimi:

• Ulje kostosh

• Sherbim me i shpejte

• Aplikim online nga kudo dhe kurdo, duke mos u shqetesuar nese ka kaluar ora 16.30 e mbylljes se zyrave te institucionit, apo per largesine qe ka nga zyra e biznesit”, sqaron njoftimi.

RDA News

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here