Tragjik ka rezultuar fati i një 23-vjeçareje shqiptare, e cila është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Amerikë. Elena Alinj kishte ikur në Amerikë për një jetë më të mirë, pasi i kishte dalë lotaria. Pasi ishte martuar, ajo kishte sjellë në jetë një vajzë, e cila është 11 muajshe.

Lajmin e bëjnë me dije të afërmit e viktimës në një postim në “gofundme“, ku kërkojnë ndihmë që trupi i saj të prehet në atdhe. Siç thuhet dhe nga postimi, vajza e re është dhunuar barbarisht nga burri i saj, i cili madje nuk kishte njoftuar as urgjencën.

23-vjeçarja humbi jetën brenda 24 orëve pasi ishte shtruar në reaminacion, pasi ajo kishte fraktura të shumta në brinjë, shtyllë kurrizore dhe të kafshuara në trup.

Familjarët kërkojnë që trupi i 23-vjeçares të prehet në Shqipëri. Sipas tyre, e reja kurrë nuk ishte ankuar se e dhunonte bashkëshorti.

Me zemer te pikelluar lajmerojme komunitetin shqiptar per humbjen e dhimbshme dhe te parakohshme te 23 vjeçares Elena Alinj. Shkaku i vdekjes eshte dhuna domestike nga partneri.
Elena ka pesuar vdekje klinike nga mungesa e oksigjenit ne tru si pasoje e neglizhences se partnerit per te njoftuar ndihmen e shpejte ne kohe. Eshte konfirmuar nga mjeksia dhe rrajoni i policise qe viktima ka pesuar deme te renda nga violenca fizike kundra saj; frakture brinjesh, frakture e shtylles kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla neper trup. Vajze vdiq brenda 24 oresh ne ranimacion.
Elena ishte nene e devotshme e nje foshnje 11 muajshe e cila fatkeqesisht nuk do arrije ta shohe me kurre nenen e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prinder pasi babai i saj nuk eshte i pergjegjshem. Elena erdhi ne Amerike per nje jete me te mire pasi fitoi llotarine amerikane. E vetme, pa asnje te aferm ne Amerike ajo ra prehe e nje njeriu barbar qe mesa duket nuk e kishte njohur mire. Asnjehere nuk eshte ankuar per partnerin e saj qe e ka keqtrajtuar. Derisa te henen ne mengjes pas shume perpjekjesh per tu lidhur me te , u njoftuam qe Elena ka pesuar infrakt ne zemer nga dhuna barbare e partnerit te saj.
Nderkohe qe partneri i Elenes eshte i arrestuar dhe pritet te denohet ne kerkojme ndihme nga ju per te derguar trupin e saj ne Shqiperi ku ndodhen te gjithe te afermit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet te bejme te pamunduren qe familja ( nena dhe babai) e Elenes te fitoje te drejten per te rritur vajzen e vogel jetime.

Ju lutem na ndihmoni me sa mundesi te keni. Linku per donacione eshte me poshte. Ju falenderojme nga zemra ne emer te prinderve te Elenes Agron dhe Mirela Alinj!

(BalkanWeb)

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here