Ylli i Basic Instinct 63-vjeçarja Sharon Stone në një intervistë radiofonike tha se ishte ndjerë e paragjykuar.Unë mendoj se kultura e përjashtimit është gjëja më idiote që kam parë të ndodhë, ka thënë ajo. Mendoj se kur njerëzit shprehin gjërat që ndjenjë, e kanë në mendje dhe kjo rezulton ofendim ndaj teje, atëherë duhet parë si një mundësi  e mirë për t’u rritur dhe kuptuar njëri-tjetrin.

Duke ju referuar paragjykimeve ajo tha se të gjithë vijmë nga kultura, moshë dhe të kaluar të ndryshme, por edhe nga eksperienca trauma edukime fe dhe prindër të ndryshëm. Ndaj fillimisht njerëzit duhet të disktuojnë para se të gjykojnë. Ideja e aktores është për një botë me njerëz më empatikë ndaj njeri-tjetrit.

Nuk duhet të kemi një mendje të ngushtë bota duhet të jetë më e hapur, pasi njerëzit kanë bërë më shumë se sa të mbahen mend për një fjali apo veprim ka përfunduar Stone intervistën.

Klan News

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here