SHBA-ja raportoi të premten 195 mijë raste të reja me coronavirus, bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins.

Vendi posedon shifrat më të larta në botë për sa i përket rritjeve ditore të rasteve me virusin vdekjeprurës.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, përveç numrit të infektuarve, SHBA-ja regjistroi të premten 1,878 viktima nga sëmundja e COVID-19.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 11.9 milionë, derisa janë shënuar gjithsej 254 mijë të vdekur nga virusi që nga shpërthimi i pandemisë.

Ekspertët thonë se menaxhimi i përhapjes së pandemisë mund të lehtësohet me anë të një vaksine efektive kundër coronavirusit.

Deri më tani tre vaksina rezultuan me një përqindje të lartë efikasiteti derisa pritet ditëve në vijim aprovimi i përdorimit të tyre.

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer, ka aplikuar tek rregullatorët shëndetësorë të SHBA-së për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës kundër coronavirusit.

/Telegrafi/

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here