Administrata e presidentit të SHBA-së Joe Biden ka miratuar shitjen e armëve me udhëzime precize me vlerë 735 milionë dollarë Izraelit raporton sot gazeta amerikane Washington Post Kongresi u njoftua zyrtarisht për rekomandimin për shitje më 5 maj thanë tre burime nga Capitol Hill të njohur me informacionin. Propozimi erdhi gati një javë para se Hamasi palestinez të fillonte të godiste Izraelin nga Rripi i Gazës

Washington Post kujton se Izraeli iu përgjigj sulmeve me raketa me sulme ajrore në të cilat, nga të dhënat e së dielës, u vranë afër 200 palestinezë.

Burimet mjekësore palestineze në Gaza thanë të dielën se numri i të vdekurve pas një jave konflikti me Izraelin kishte arritur 197 përfshirë 58 të mitur.

Washington Post

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here