Shtetet e Bashkuara mund të kishin shmangur 40% të vdekjeve nga Covid-19, nëse nivelet e vdekjeve të vendit do të korrespondonin me normat në vendet e tjera me të ardhura të larta të G7, sipas një komisioni të Lancet të ngarkuar me vlerësimin e politikave shëndetësore të Donald Trump.

Sipas të dhënave, pothuajse 470,000 amerikanë kanë vdekur nga coronavirusi deri më tani, me numrin që pritet të shkojë mbi gjysmë milioni në javët e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, rreth 27 milionë njerëz në SHBA janë infektuar dhe të dy shifrat janë larg më të lartat në botë, shkruan The Guardian  përcjell Telegrafi.

Po sipas mediumit në fjalë, në përpjekje për t’iu përgjigjur pandemisë, Trump është akuzuar gjerësisht për mosmarrjen e pandemisë seriozisht mjaft shpejt, përhapjen e teorive të konspiracionit, duke mos inkurajuar veshjen e maskave dhe për “injorimin” e rolit të shkencëtarëve dhe të tjerëve që kërkojnë të luftojnë përhapjen e virusit.

Dr Mary T Bassett, një anëtare e komisionit dhe drejtore e Qendrës FXB të Universitetit të Harvardit për Shëndetin dhe të Drejtat e Njeriut, i tha Guardian: “Shtetet e Bashkuara kanë dalë kaq keq me këtë pandemi, por kjo nuk mund t’i atribuohet vetëm z. Trump, por gjithashtu ka të bëjë me këto dështime shoqërore… Kjo nuk do të zgjidhet nga një vaksinë”.

Siç shkruan më tej The Guardian, Komisioni dënoi përgjigjen e Trump ndaj Covid-19, por theksoi se vendi hyri në pandemi me një infrastrukturë të degraduar të shëndetit publik.

Midis vitit 2002 dhe 2019, shpenzimet e shëndetit publik të SHBA ranë nga 3.21% në 2.45% – afërsisht gjysma e pjesës së shpenzimeve në Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Për të përcaktuar se sa vdekje nga Covid-19 “mund të kishin shmangur” SHBA-të, komisioni krahasoi normën mesatare të vdekjeve në vendet e tjera të G7 – Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni dhe Britani të Madhe – dhe e krahasoi atë me shkallën e vdekjes në SHBA.

Telegrafi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here