Kthimi i muzeut të Shën Sophi-as që dikur ka qenë kishël në xhami, ka ngjallur reagim të gjithanshëm në mbarë botën, ndërsa mediat dhe liderët kryesor po i kushtojnë vëmendje jo të vogël, ndërsa i adresohen lidershipit të presidentit turk, Rexhep Erdogan.

Gjatë fjalimit të përjavshëm nga Sheshi i Shën Pjetrit, Papa Francesku ka shprehur indi8njatën e tij të thellë për veprimin e liderit të Turqisë, teksa thotë se mendimet e tij shkojnë në Kostandinopojë dhe të Shën Sofia.

Në një fjalim të shkurtër me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Detit, Papa Françesku theksoi: Deti shkon përtej mendimeve të mia, shkon në Kostandinopojë dhe te Shën Sofia. Kam një dhimbje të madhe.

Për këtë ngjarje që patjetër do të futet në historinë jo vetëm të shtetit turk por të gjithë botës, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias teksa në qëndrimin e ashpër të tij ka kërkuar masa drastike nga ana e BE-së ndaj Turqisë,

“Atje, Greqia do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të ketë një listë të masave shumë të forta kundër Turqisë, në rast se Turqia shkel të drejtat sovrane të Greqisë. Për këtë çështje, duhet të ketë një iniciativë të Unesco-s dhe të Kombeve të Bashkuara, jo vetëm të Greqisë. Erdogan është në krye të asaj që po ndodh. Kjo i kthen shpinën bashkësisë ndërkombëtare dhe rregullave të saj. Evropa duhet të kuptojë se duhet të marrë një pozicion të shpejtë për të parandaluar, sepse nëse nuk parandalon, nuk do t’u pëlqejë ajo që do të ndodhë”, thotë diplomati grek.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here