Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur pasditen e djeshme në një kafene në rrugën Lenorman, Greqi mes katër të huajve dhe një greku. Sipas mediave greke mes tyre është edhe reperi bullgaro-nigerian “Thug Slime”, i cili dyshohet se ka plagosur me thikë dy persona. Dy personat e plagosur, mes të cilëve një burrë baba i tre fëmijëve janë dërguar në spital, iu është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë larguar. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 3 persona, mes tyre reperi.

Dje ishte rreth orës 16:00, një makinë me katër persona dy shqiptarë, një bullgar dhe një grek ndaloi jashtë një kafeneje në rrugën Lenorman . Katër burrat iu afruan kamarierit me origjinë shqiptare të dyqanit dhe për një arsye të panjohur janë konfliktuar. Menjëherë më pas kanë nxjerrë thikat dhe ka mbetur i plagosur shqiptari dhe një person tjetër.

Kush është Thug Slime

Thug Slime ka lindur në vitin 1996 në Sofje me nënën e tij nga Bullgaria dhe babain e tij nga Nigeria. Familja u shpërngul në Greqi dhe Sepolia kur reperi ishte në shkollën fillore. Shkurtin e kaluar ai publikoi një pjesë ku bashkëpunon me Mad Clip dhe FY.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here