Një sherr mes dy personave ka ndodhur pak më parë në Sukth të Durrësit. Policia njofton se pas një konflikti ë çastit për motive të dobëta është plagosur me thikë shtetasi E. Ç., i cili ndodhet në spital.

Gjithashtu, në spital ka përfunduar edhe autori i ngjarjes, shtetasi M. M., pasi është lënduar si pasojë e konfliktit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2020, rreth orës 14:30, në Sukth, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës (thikë) shtetasi E.Ç., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi M.M., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore pasi është lënduar si pasojë e konfliktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, të dy palët e konfliktit ndodhen nën mbikqyrjen e Policisë deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here