Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin Blerim Tominaj. Tominaj ishte prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, ndërsa më herët ka shërbyer si prokuror edhe te Krimet e Rënda.

Ai nuk ka mundur të kalojë “filtrat” e Vettingut, për shkak të problemeve me pasurinë.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK ngriti dyshime se prokurori Tominaj kishte mungesë burimesh të ligjshme financiare për dy lokale, dy apartamente, si dhe depozita bankare në vlerë mijëra euro.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here