Trupat e dy personave të tjerë u gjetën në një ndërtesë të shembur afër Miamit, Florida, e cila rriti numrin e viktimave në 20, ndërsa 128 njerëz janë ende të listuar si të zhdukur.

Kryetarja e Qarkut Miami-Dade, Daniela Levin Kava tha sot se të dy trupat u gjetën mbrëmë, pasi shqetësimet në lidhje me paqëndrueshmërinë e ndërtimit shkaktuan një pezullim 15-orësh të kërkimit për të mbijetuarit.

Kava tha se një vajzë shtatë vjeçare e një zjarrfikës në Miami ishte midis viktimave, raporton  usatoday

Kërkimi për të mbijetuarit u ndalua menjëherë pas orës 2:00 të mëngjesit me kohën lokale, për shkak të lëvizjes në rrënoja, e cila shqetësoi autoritetet. Ndërsa koha kalon, shpresat për të gjetur të mbijetuar po zvogëlohet.

Me përjashtim të orëve të para pas shembjes së ndërtesës, askush nuk u tërhoq i gjallë nga rrënojat.

Përafërsisht gjysma e ndërtesës 12-katëshe me 136 njësi banimi u shemb të enjten e kaluar dhe që nga ajo kohë, ekipet e shpëtimit kanë kërkuar nëpër rrënoja duke përdorur vinça, skanera infra të kuqe dhe qen.

Shkaku i katastrofës nuk dihet ende, por mediat raportojnë se ndërtesa pësoi dëme strukturore.

BY Telegrafi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here