Të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishin mikeshat e ngushta Xhensila Pere dhe Xheisara Frisku.

Në sfidën e vendosur nga Bieta, Xhensila i nxori të palarat shoqes së ngushtë. Xhenisla tha se këngëtarja, tërhiqet nga meshkujt me makina të bukura.

Ndërsa Xheisara e shpjegoi arsyen. Ajo tha se një ditë ishte në një bar me Xhensilën dhe po flisnin për makina të bukura, pranë tyre qëndronte ulur një djalë i pashëm.

Në momentin që këto dalin nga lokali, djali kishte një makinë luksoze dhe përshëndet me dorë këngëtaren, e cila siç e konfirmoi edhe vetë e përshëndeti pa ndonjë shkak.

“Ajo është shoqja ime e ngushtë dhe ne kemi shumë situata bashkë. “Gold ti ger” janë këto gocat që i provojnë në Amerikë çunat me makina të bukura.”

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here