Disa mësues në qytetin e Durrësit kanë shfaqur komplikacione pas injektimit të vaksinës Astra Zeneca, dhe kanë munguar sot në dhënien e mësimit. Burimet bëjnë me dije se janë lënë disa ditë në shtëpi 4 mësues në shkollën Jusuf Puka dhe 7 mësues në shkollen Kushtrimi i Lirisë. Lajmin për disa shqetësime në radhë e arsimtarëve që kanë bërë vaksinën e ka konfimuar dhe drejtoresha e DAR në qytetin e Durrësit Jonida Matohiti, edhe pse nuk ka dhënë shifra konkrete.

E kontaktuar nga Fax News, Kloida Gjuzi, drejtoresha ka thënë se disa mësuesve u është dhënë 1 javë kohë të rikuperohen nga vaksina, edhe pse Komiteti i Vaksinimit ka dhënë garanci se efektet anësore janë të rralla.

Vetë Silva Bino tha sot nga Shkodra se një temperaturë e lehtë pas marrjes së vaksinës është normale, dhe i ka ndodhur dhe asaj pas marrjes së dozës së Pfizer.

Mund të kenë pak temperaturë. Edhe unë kam pasur temperaturë pas Pfizer, por jo të gjithë. Me një paracetamol, nuk kanë asnjë problem. Ne kemi një survejancë të mirë që edhe temperaturën, edhe reaksionet e lehta anësore i evidentojmë, kështu që jemi në kujdes. Por nuk kemi parë asgjë dhe nuk ka pasur asnjë problem në vendin tonë, tha Bino nga Shkodra.

shekulli online

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here