82 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa burime nga spitali Infektiv bëjnë me dije për Faxweb.al se mëngjesin e sotëm ka humbur jetën dhe një 62-vjeçar. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se derimë tani në Shkodër janë zbuluar 18 raste të reja, 9 në Krujë, 8 në Durrës, dhe 6 në spitalin francez në Tiranë, ndërkohë që konfirmimi pritet të bëhet pas pak në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Prej më shumë se një jave tashmë shifrat e rasteve të reja janë të larta, dhe nuk po bjenë, ndërkohë që lajm i mirë derimë tani është fakti se numri i shtrimeve në spital, nuk ka pësuar ndonjë rritje të frikshme.

Deri dje në spitalin Infektiv ishin të shtruar 50 persona, 7 prej të cilëve në terapi intesive dhe një i intubuar. Derimë tani nga Ministria e Shëndetësisë janë hedhur poshtë zërat për rikthimin e masave shtrënguese, ndërkohë që ekspertët kërkojnë respektimin e masave të higjenës dhe të distancimit social

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here