Emisioni investigativ “Le Iene” (Hienat) zbulon se shqiptarët kontrollojnë një pjesë të mirë të prostitucionit në Itali.





“Le Iene” i kushtoi vëmendje prostitucionit në vend, saktësisht nëpër provincat e Milanos. Gazetari i njohur, Luigi Pelazza, i cili investigoi këtë fenomen shprehet se pjesa më e madhe e rrugëve të Milanos dhe të provincave është zaptuar nga punonjëse seksi shqiptare.

“Kam dalë nëpër rrugët e Milanos dhe në këto rrugë provinciale, çdo ditë shoh me dhjetëra vajza shqiptare që prostituojnë. Çdo 100 metra sheh një prostitutë, të cilat të japin përshtypjen se dikush i detyron të dalin në rrugë, por nuk është ashtu siç duket!”, shprehet Pelazza.





Gazetari vijon duke u shtirur si një “klient” i mundshëm dhe zbulon se për tW kaluar një orë me prostitutën në një nga motelet e zonës, kushton 80 euro.

Vajza zhvishet sapo mbërrijnë në motel, ndërkohë që gazetari i thotë që të bisedojnë. Ajo pranon dhe ai vijon ta pyesë për profesionin e saj.





Gazetari: Sa fiton në muaj mesatarisht’?

Vajza: 10.000 euro.

Gazetari: Ku i çon kaq shumë para?

Vajza: I dërgoj në Shqipëri, ndërsa një pjesë ia dorëzoj tutorit.





Plot 10.00 euro, vajza shqiptare ia dorëzon tutorit të saj, në mënyre që ajo të ruajë vendin e saj. Pra, vajza paguan ‘qira’ për zonën ku ushtron profesionin dhe këtë pagesë ia kryen po një shqiptari.

Zbulimi i radhës çoi në faktin se ky zinxhir drejtohej vetëm nga shqiptarë dhe se ai mjedis ishte “tokë e xanën”.





Vajza u shpreh se askush nuk mund t’ia zinte vendin tutorit të saj dhe se në qoftë se dikush do të synonte të afrohej, atëherë “bam bam”… do të vritej. Madje, ajo zbuloi dhe se konkretisht dy persona kishin humbur jetën gjatë përpjekjeve për të zgjeruar “biznesin” në këto zona.





Gazetari, rrugës ka vëzhguar mbi 20 vajza shqiptare që prostituonin, pra me një llogari të thjeshtë, tutori i tyre merr mbi 20.000 euro në muaj.

Por, ai nuk e la me kaq…





Ditën tjetër ai dërgon një kolegun e tij (gazetar shqiptar në “Mediaset”), për të takuar njërën nga vajzat.

Papritur shfaqet tutori, i cili mendonte se gazetari ishte një konkurrent i mundshëm i tij. Dialogu mes tyre u zhvillua në shqip, me të shara dhe thirrje ofensive.





Tutori: Ca kërkon këtu mor djalë? Po të interesojnë gocat tona ty? Nuk dua të shoh këtu mor djalë, a po kupton? Ik!! A jemi kuptuar a jo tani?





Gazetari largohet, duke shmangur nxehjen e gjakrave.

Por, investigimi nuk u mbyll me kaq. Plani vazhdoi duke dërguar një vajze shqiptare në atë zonë, e cila duhej të shtirej si prostitutë. Ajo u vendos vetëm pak metra larg prostitutës reale, e cila nuk e duroi dot faktin që dikush mund t’i cenonte punën e saj dhe u drejtua me shpejtësi drejt vajzës që po shtirej.

Prostituta: Do të të kap prej flokësh! Zhduku që këtu!





Më pas, iu drejtua gazetarit që po shtirej si tutori i ‘konkurrentes’, në shqip.

Prostituta: Zhduku dhe ti dhe ajo, bashkë. Çoje ku të duash, mua s’më intereson.

Vajza mban një bastun në dorë dhe duke kërcënuar vazhdimisht që do ushtronte dhunë mbi ta dhe mbi makinën e tyre.

Gjakrat u nxehen akoma më tepër kur u shfaq dhe një prostitute tjetër shqiptare, e cila kërcënonte dhe thërriste me tone të ashpra negative.





Pas pak minutash u nevojit prania e stafit të “Le Iene” dhe gjithashtu të karabinierëve.

Rubrika u mbyll me pamjet e vajzave që u shoqëruan në komisariat, ndërkohë që gazetari tregonte shenjat që prostitutat i kishin bërë makinës.

https://mediasetplay.mediaset.it/video/leiene/pelazza-la-prostituzione-sulle-strade-di-milano_FD00000000228707

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here