Boksieri shqiptar Robin Krasniqi ka marrë një fitore historike dje në mbrëmje, duke mposhtur Dominic Boesel, çka i dha titullin e botës në IBO dhe WBA.

Boksieri nga Kosova ia ka dalë të triumfojë me nokaut ndaj kundërshtarit gjerman pas tre raundesh. Fillimisht pas dy goditjeve të bukura ai e rrëzoi në nokdaun, ndërsa me të ngritur Boesel në këmbë, një kombin tjetër e rrëzoi përfundimisht në tokë gjermanin.

Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampioni i parë i botës. Gjatë përballjes së djeshme boksieri ka nxjerr në pah identitetin e tij shqiptar.

Ai hyri në ring në mënyrë spektakolare me këngën “Kuq e Zi” të Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit. Gjatë gjithë ndeshjes ai pati mbështetje nga tifozë shqiptarë, që valvisin flamurin kuqezi dhe brohorisnin emrin e tij.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje,  prej tyre 19 me nokaut.

Video Player

00:00
00:59

 

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here