E rrallë, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka kërkuar falje në emër të vrasjes së një civili të Koresë së Jugut.  Sipas mediave, ai i ka kërkuar falje personalisht homologut të tij të Koresë së Jugut Moon Jae-In për ngjarjen, duke thënë se ishte e turpshme dhe se nuk duhej të kishte ndodhur.  ‘Ndihem shumë keq’, citohet të ketë shkruar në letër Kim Jong-un.

Vrasja e 47 vjeçarit është e para e një qytetari të Koresë së Jugut që ndodh në Korenë e Veriut, pas më shumë se një dekade, dhe kjo ka shkaktuar zemërim në Seul.

Dy Koretë kanë vendosur rregulla të forta udhëtimi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por çfarë ka ndodhur? 47 vjeçari u qëllua me 10 plumba pasi hyri në kufirin e Koresë së Veriut. Seuli akuzon duke thënë se trupin e tij e kanë djegur, por nga Veriu mohohet të jetë kryer një akt i tillë.

Kim Jong-un kërkon falje, si rrallëherë

Ky incident ka pezulluar rindezjen e bisedimeve midis Presidentit të Jugut Moon dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un për paqe mes dy vendeve.  BBC shkruan se koreano jugorët ose harrojnë lehtë ose nuk do të falin kurrë, edhe pse letra e liderit Kim Jong-un mund të zbusë qëndrimet dhe po komentohet si një sinjal për të mos rritur tensionet.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here