Ai kishte rënë në dashuri me një pro.stitutë Rumune dhe kërkonte që ta shpëtonte atë nga tutorët shqiptarë.

Përpjekjet për një shpëtim të tillë çuan në vra.sjen e tutorit shqiptar nga 52-vjeçari italian Giovanni Cascarino nga Mondragone, para shumë vitesh, por vetëm të premten u dha masa e sigurisë për disa nga bashkëpuntorët.

Bruno Sauchella dhe Pietro Ligato, djali i shefit të Pignataro Maggiore, u dënuan me 9 vjet dhe 8 muaj bu.rg pas 21 vitesh nga publikimi i fakteve..

Cascarino, sipas rindërtimit të ngjarjes të kryer nga i penduari, dyshohet se v.rau “tutorin” shqiptar të pro.stitutës, Halim Margjekaj (Margiekay) me një pushkë gjuetie më 17 shtator 1999 në Mondragone dhe pl.agosi vëllain e tij, Fatmirin.

Ishte Fatmiri ai që më vonë njohu vra.sësin para gjyqtarëve, duke thënë se e njihte Giovanni Cascarinon sepse ai donte t’i shiste makina.

Cascarino tha se donte të shpëtonte pro.titutën, Sonian, pasi ajo dhu.nohej nga dy tutorët.

Sipas rrëfimit të gruas, shqiptari e di.gjte me cigare në trup dhe do ta detyronte atë të pro.stituonte.

Sonia ishte sjellë në Itali, para disa vitesh nga Halimi.

Burimi: ilmattino

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here