Ditët, javët, muajt e parë janë emocionues. Pastaj pas disa kohësh lidhje, rutina të rrëmben dhe romanca zbehet. Sa më shumë kalon koha, aq më e vështirë është mbajtja e shkëndijave gjallë.

Megjithatë nuk është e pamundur. Çiftet jetëgjatë kanë treguar sekretet. Mbaj shënim:

Fol me gjuhën e dashurisë së partnerit

Mëso si fillim çfarë pëlqen partneri: kohën me ty, dhuratat, prekjet fizike, fjalët inkurajuese apo pusullat e dashurisë?

Gjej kohën për të hyrë pesë sekonda në tel

Mjafton një mesazh: Si je? Ç`po bën? Ose Të dua. Edhe gjatë ditëve më të ngarkuara.

Kujdesuni për nevojat e njëri-tjetrit

Autorja Meghan Toçi dhe i dashuri i saj jetojnë larg prej katër vitesh, por e vetmja gjë që e mban gjallë lidhjen e tyre është kujdesi. Ata kujdesen për nevojat e njëri-tjetrit edhe në largësi. Ky është çelësi sipas Meghan.

Planifikoni dalje javore

Një ditë në javë duhet të jetë për ju, vetëm për vetëm. Pa fëmijët nëpër këmbë dhe pa askënd tjetër. Bëni diçka që ju pëlqen, ngjitje në mal, kinema, teatër, një darkë romantike.

Bini në një mendje për sa u takon parave

Mbase kjo pikë s`të duket as romantike dhe as seksi, por duhet të bini në një mendje sa u takon parave dhe menaxhimit të tyre. Është një pikë thelbësore për të shmangur konfliktet e mëvonshme.

Vlerësoni diferencat e të tjerëve

Është e rëndësishme ta konsiderosh partnerin si të veçantë, si të ndryshëm dhe të respektosh vendimin e tjetrit.

Intimiteti fizik duhet të jetë prioritet

Herë pas here duhet të bëni një analizë të përbashkët: Si po shkon jeta juaj seksuale?

Secili duhet të ketë edhe interesa personale

Është e rëndësishme të kaloni kohë edhe të ndarë, jo gjatë gjithë kohës bashkë.

Burimi thezoereport

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here