Gazetarja e Fax News Mirilda Tili ka ndarë një moment të vështirë me të cilin është përballur gjatë ditës së djeshme në spitalin Shefqet Ndroqi, ku ka çuar të atin e saj për ta egzaminuar pas disa shqetësimeve serioze shëndetësore.

Ajo tregon se mjeku i kishte komunikuar se gjendja e babait të sai ishte e komplikuar, por që si pasojë e Covid 19 atij nuk i ofrohej asnjë shërbim në spital.Tili shprehet se mjeku i ka kërkuar që ta marri babain e saj në shtëpi, ndërsa shton se në spital nuk kishte asnjë tampon që mund ti bëhej, për të verifikuar gjendjen e tij në mënyrë që më pas ti bëhej edhe skaneri.

Dhe pas qetësuesve me radhë, njëri pas tjetrit, dhe skanerit të detajuar, e kemi babin në shtëpi, të pa zotë për të ditur se çfarë të bëjmë. Nuk e di, nuk e di.Jam e pafjalë e shokuar dhe e nervozuar në të njëjtën kohë, shkruan mes të tjerave Tili.

Postimi i plotë i gazetares:

Zonjë, situata e babait tuaj është shumë e komplikuar dhe e vështirë. Është keq! Në kushte normale, nëse do të funksiononim normalisht do ta shtronim urgjent, por kështu si jemi tani, të lutem, merreni në shtëpi. Nuk dihet çfarë na vjen këtu

Ndërkohë që mjeku roje i spitalit Shefqet Ndroqi më komunikonte gjëmën një 54 vjeçar nga Shkodra ndërroi jetë, ishte i prekur me COVID-19.

Por që unë ta merrja babin në shtëpi, apo ta dërgonim tek urgjenca kirurgjikale, duhej ti bëhej tamponi. Dhe e dini çfarë në spital nuk kishte tampon. Po po tek spitali COVID-2 mbrëmë nuk kishte tampon. Është detyruar mjeku, për të cilin shpreh vlerësim maksimal të marrë qendrën e koordinimit dhe të kërkonte një tampon. Njerëz, të kërkonte tamponin që e kanë vendosur vetë në protokoll, si domosdoshmëri për të bërë kalimin nga njëri pavion tek tjetri. Por nuk kishte!

Dhe pas qetësuesve me radhë, njëri pas tjetrit, dhe skanerit të detajuar, e kemi babin në shtëpi, të pa zotë për të ditur se çfarë të bëjmë. Nuk e di, nuk e di. Jam e pafjalë, e shokuar dhe e nervozuar në të njëjtën kohë.

Për kushtet në të cilat punonin mjekët dhe infermierët ndoshta do të jem në gjendje të shkruaj pasi babi të jetë bërë mirë. Ndaj, boll! Stop me teori COVID-i kur nuk keni as tamponi, kur po lini të sëmurët me diagnoza të tjera të vdesin nga mungesa e përkujdesit shëndetësor. Po asnjë mjek, për asnjë diagnozë nuk mundet të të shërbejë apo të ët pranojë të bëjë shtrimin, nëse nuk është bërë tamponi i famshëm. Zot vër dorë ti, se me këta nuk di më çtë bëj.

(E.K/Faxweb.al)

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here