Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti deklaroi se vendi ynë është shumë larg imunitetit të tufës nga koronavirusi.





Përballë ekspertëve të fushës, Alimehmeti tha se varianti Delta ka prishur shifrat e studimit të mëparshëm, pasi ka transmetueshmëri të lartë. Po ashtu ai theksoi se ata që bëjnë rezistencë të madhe kundër vaksinimit janë moshat e mëdha.





“Imuniteti i tufës është larg. Do marrim parasysh këtu se kush është dhe ku. Në korrik ka qenë për Tiranën, për një moshë të caktuar. Delta ka një transmetueshmëri të lartë, e prish atë shifër.





Kërkon 85% minimumi. Është kalkulim i vështirë për t’u bërë. Na mungon studimi. Ky është i vetmi që kemi. Si bazohemi tani asaj, pasi kemi sot vaksinë. Të kesh shifra të ulëta vaksinimi këtu ka diçka që nuk shkon. S’kemi vështirësi te studentët, por një pjesë e asaj grupmoshe janë këta të rinj. Kemi më pak se 70-80 % të të moshuarve të vaksinuar. Ata që nuk e kanë bërë vaksinën në moshë të madhe, janë ata më rezistentët. Ky është studim që kemi bërë në Shqipëri. Ata që nuk vaksinohen, janë bërthamë e fortë, rriten me moshën.”, pohoi Alimehmeti në Real Story.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here