Për plot 30 vite me radhë stafi i një spitali në Japoni ka pirë ujë të dalë nga tualeti.





Sipas Yomiuri Shimbunit, Universiteti i i Osakës në Japoni njoftoi më 20 tetor se disa nga gypat e ujit të rubinetit në spitalin që është pjesë e departamentit mjekësor të këtij institucioni ishin lidhur gabim, duke bërë që gypat e ujit të pijshëm të lidhen me ato të tualeteve.
Ky spital ishte ndërtuar më 1993, dhe gabimi me lidhjen e gypave të ujit kishte zgjatur gati 30 vjet.





Gjatë kësaj periudhe, punëtorët e kësaj klinike dhe pacientët e kishin përdorur ujin e tualetit për të pirë dhe për të larë duart.





Spitali e zbuloi këtë problem gjatë një inspektimi kur po e bënte një ndërtesë të re të
diagnostifikimeve dhe trajtimeve mjekësore.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here