Pothuajse 100 mijë viktima të pretenduara të abuzimit seksual kanë kërkuar dëmshpërblim nga Organizata Amerikane e Skautëve (BSA).

Avokati i prokurorit tha se ishte rasti më i madh i abuzimit seksual ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Kërkesat për dëmet u paraqitën para afatit, të hënën në mbrëmje dhe dosjet e brendshme të botuara në vitin 2012 tregojnë për abuzime me dekada, shkruan BBC

“Boy Scouts of America”, e cila kërkoi falimentim në fillim të këtij viti, u kërkoi falje viktimave, duke thënë se ishte “e tmerruar nga ajo që po ndodhte”.

BSA ka ende një numër të konsiderueshëm të anëtarëve – më shumë se dy milionë anëtarë të rinj të moshës pesë deri në 21 vjeç, por është gjysma e numrit sa ishte në vitin 1970. Ai bëri kërkesë për falimentim në shkurt në mënyrë që të mund të paguante dëmshpërblim për viktimat, transmeton Telegrafi.

“Ky është deri më tani skandali më i madh i abuzimit seksual në Shtetet e Bashkuara”, tha avokati Paul Moses.

Gazeta “Los Angeles Times” gjeti rreth 5,000 raste në vitin 2012 duke detajuar akuzat kundër komandantëve. Shumica e incidenteve nuk u raportuan në polici dhe BSA kishte për detyrë t’i largonte të akuzuarit nga organizata.

Kohët e fundit BSA tha se ishte “frymëzuar nga guximi” i atyre që u përgjigjën. “Ne qëllimisht zhvilluam një procedurë të arritshme për të kontaktuar me viktimat dhe për t’i ndihmuar ata të paraqesin një kërkesë për kompensim. Përgjigjet që morëm nga viktimat ishin torturuese”, shtoi grupi.

/Telegrafi/

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here