Sot, e diel, më 20 Qershor, është Dita Botërore e Refugjatëve. Dita u krijua në 2001 nga UNCHR, për të përkujtuar miratimin e vitit 1951 të Konventës në lidhje me statusin e refugjatëve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ky dokument përcakton se kush është refugjat, cilat janë të drejtat e tij dhe detyrimet ligjore të Shteteve.

Në pothuajse çdo epokë, të përndjekurve u është garantuar mbrojtje dhe imunitet. Por si është gjendja sot? Shtatëdhjetë milion njerëz në botë sot, janë të detyruar të largohen nga vendet e tyre në kërkim të kushteve më të pranueshme të jetesës, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë në historinë moderne. Nga këta, mbi 25 milion janë refugjatë dhe më shumë se gjysma janë të mitur.

Njerëz që ikin nga bom-ba-rdimet, pu-sht-imet ush-tarake, dh-una, grupet e ar-ma-tosura dhe rreziqe të tjera të patregueshme, ndaj të cilave çdo shoqëri civile ka për detyrë të japë një përgjigje më njerëzore.

Pas këtyre numrave ka histori dramatike, të bëra nga udhëtime shumë të gjata dhe shumë të rrezikshme, ku shpesh vuajnë tortura dhe abu-zi-me të patregueshme.

Shtetet kanë të drejtë të menaxhojnë sipas ligjeve të tyre migracionin brenda kufijve përkatës, por gjithashtu kanë një përgjegjësi për të minimizuar vuajtjet njerëzore. Nuk është e tolerueshme një politikë, që me vetëdije shkakton vuajtje. Kush ikën nga vendi i vet, nuk është një peng, por një njeri në kërkim të dinjitetit.

Ne Shqiptarët e dimë shumë mirë çfarë do të thotë të ikësh, të jesh i detyruar të lësh vendin; e dimë masivisht që nga viti 1991. Ne e dimë çfarë do të thotë të ngelesh rrugëve, të humbasësh njerëz të afërm detrave dhe shtigjeve.

Janë plagë që zënë kore me kalimin e kohës por nuk shërohen kurrë. Ne nuk kemi nevojë për një ditë botërore për të kujtuar. Ajo që kemi nevojë, është të ngremë zërin tonë të përvuajtur, nëpërmjet kësaj dite, për vete dhe për ata shtatëdhjetë milion të tjerë, që të trajtohen me dinjitet njerëzor!

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here