Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti, në Komisionin e Ekonomisë ka bërë publike pasqyrën e zymtë të spitalit të Korçës.

Sipas deputetes Koti urgjenca e këtij spitali ka vetëm dy autoambulanca, ndërsa qytetarët janë të detyruar që për një apandesit të shkojnë në Tiranë, apo të bëjnë kilometra të tërë për të matur tensionin.

“Vetëm në Universitetin e Korçës është viti i tretë rresht që po regjistrohen studentë vetëm për Infermierinë. Nuk ka ndodhur më parë dhe kjo ndodh për t’u larguar jashtë dhe bëjnë një kurs të gjuhës gjermane. Ç’ka ndodhur me spitalin e Korçës?

Çfarë hapësirash, shtretër, do bëni për këtë spital rajonal kur urgjenca e Korçës ka vetëm dy autoambulanca dhe në repartin covid punojnë në kushte jashtë normales për të mbrojtur vetën dhe pacientët.

Ç’ka ndodhur me mjekët në spitalet rajonale që duhet të marrin bonusin, se në dijeninë tonë është marrë vetëm nga mjekët që kanë qenë vetëm në vijën e parë të covid në Tiranë dhe jo në rrethe.

Pjesa më e madhe e pacientëve që janë kuruar në spitalet rajonale janë përballur me mjekët që janë aktualisht pjesë e spitaleve në Korçë me infrastrukturën jo si këtu në Tiranë, duke paguar edhe nga xhepi i tyre për maska dhe dorashka.

Spitali i Korçës vuan për investime konkrete, në infrastrukturë, në pajisje dhe në mjekë ku pjesa më e madhe kanë dalë në pension po vazhdojnë të japin kontributin e tyre atje.

Keni bërë një investim për imazherinë, por në dijeninë time cilësia linte për të dëshiruar madje pacientët edhe për një apandesit duhet të vijnë në Tiranë.

Mos vazhdojë më me cilësinë e bërjes së analizave ku diagnoza nuk del e saktë dhe gjithmonë duhet të çekohet për të dytën apo tretën herë.

Apo faktin se banorët duhet të bëjnë kilometra të tërë për një matje tensioni e jo më për të kryer shërbime të tjera”, tha deputetja Koti.

 

The post Spitali i Korçës, deputetja: Urgjenca me 2 ambulanca, qytetarët duhet të shkojnë në Tiranë për një apandesit appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here