Në fakt, në Kroaci ashtu ka ndodhë. Të njëjtën ditë, të njëjtën orë, në katër cepat e Kroacisë, sapo ra bilbili amerikan, u kapen fiks 1000 peshq. Asnjëri prej tyre ende nuk ka dalë nga bu.rgu, megjithëse po bëhen 10 vjet. Ky fat duket i sigurtë edhe për ha.jdutët shqiptarë, nga i Shkurtëri e deri tek i Gjati.

Shkruan Sokol Pepushaj
Legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori dhe media, katër pushtetet që katër vjet më parë në aparencë dolën para shqiptarëve për një dakordësi për drejtësi shoqërore dhe proceduriale, sot janë para gjykimit të popullit.

Kanë mëkatuar të katërta nga pak, u dështoi projekti, apo ç’ka ngjarë?

Jo, asnjëra nuk ka ndodhur.

Nuk ka ndodhur asnjëra prej këtyre, pasi pikërisht kanë ndodhur të gjitha këto hata.

U dështoi projekti? Nuk arritën të mbajnë fjalën për të vendosur drejtësinë e munguar historikisht? Ishin të kër.cënuar nga ma.f.ia?

Prapë asnjëra kësi modelesh nuk u pa askerkund.

Thjeshtë, ajo që shihet dhe lexohet edhe nga analfabetët, është se këta nuk arritën të ma.shtrojnë më gjatë shqiptarët që kërkojnë “haj.dutët në b.urg”, të gënjejnë ndërkombëtarët dhe veçmas amerikanët, duke i tretur detyrimet kalendave greke, në emer të sakr.ificave që duan dekada të bëjnë kokrra.

Në fakt për të vje.dhur janë mjeshtra

Edhe Pandeli Majko, që mbahej si medalion nderi, del se vetëm ne një numër llogarie në Qipron greke ka, si me thënë, pesë milion dollarë.

Lajmi merr dhenë dhe Pandi nuk po nxjerr zë. Ai që bërtet më shumë, është h.ajdut më i madh se Pandi.

Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë shpatën kundër amerikanëve, bile edhe kundër Frrok Çupit që diçka ndryshe shtypit alla yllçe, ka shkruar këto ditë.

Janë në derë të bu.rgut të gjithë, nga Shkëlzen Berisha, e deri tek Olsi Rama.

Pse Shkëlzeni dhe Olsi bëjnë shenj më shumë se të tjerët?

E thjeshtë, të dy janë pa emer, pa profesion, pa autoritet, pa asgjë dhe që kanë gjithçka i duhet sot një njeriu të kompletuar të kësaj toke.

Kanë pasuri përrallore po thuhet. Miliona dollarë, më shkoqur.

Në i kanë këto nga hiçi, do të thotë se kanë shfr.ytëzuar pushtetin familjar për të bërë pasuri.

Nëse këta e të tjerë janë të qetë në pasuritë e jetesën e shf.renuar të tyre, ambasadorja Yuri Kim ngjan shumë e vendosur në premtimin që shteti amerikan i ka dhënë popullit shqiptar, pastrimin e politikës dhe pushtetit nga ha jdutët dhe rikthimin e gjësë së vj edhur.

Oh sa pak kërkojnë shqiptarët?

Zotëri ha jdutë, do të sillni gjënë tonë, atë që në 28 vjet morët me dh unë, pab esi, ose hajnisht!

E shikoni që shqiptarët janë aq të trëmbur, sa Amerikën e kanë shpresë, kult, Zot?

Ndodh kjo, pasi u është rjepur çdo pasuri dhe eklipsimi i shpresave do të qe i sigurtë, sikur ambasadorja Yuri Kim të mos ishte kaq “nuhatëse” për peshq, në këtë stinë të bekuar të gjuetisë së madhe të ha jdutëve.

Ajo nuk vete tek Kllopotja të mbrojë njerëzinë nga përmb ytja, ajo i çon zë edhe Kuçedrës, eja pak nga zyra se ashtu e kemi një muhabet.

Dhe kuçedra nuk nxjerr zjarr as nga hunda, as nga marmida, si dikur kur Drini ose përmb yste me rropamë, ose thahej toka për ujë, se Sulltanesha shtonte pasuritë edhe kur shp ërthen përmb ytja e “fshatit” .

Yuri Kim pra, si dragoi i shqiptarëve po i “mb yt kuçedrat” dhe po i largon “kometat” politike që dalin në qiellin pa re e tme rrojnë njerëzinë, sikur sërish do i kemi në jetën politike dhe ekonomike, se i “voton rajoni, i kërkon populli”!

Ajo që ndodhi me Jozefina Topallin, bie llafi, dhe që ne e shkruam disa ditë para se të ndodhë, ka të ngjarë të jetë ironia e atyre shumë pak gazetarëve që nuk falen as para Yllit, as para idiotëve që me “të fala Sandrit”, u bëjnë pre sion profesionistëve të medias, amerikanëve, botës së civilizuar, por ka të ngjarë të jetë diçka përtej kësaj: Fundi i pashmangshëm i haj dutëve e kr.iminelëve që përpëliten e dridhen si thupra mbi ujë, për një riciklim të pamundur, në një mandat deputeti që nuk do ta shohin kurrmë.

Ata, ha.jdutët e të gjitha partive, kanë të drejtë të jenë bashkë, pasi kanë vj.edhur bashkë, kanë bërë kr.ime bashkë dhe duhet të vejnë andej nga bu.rgu po bashkë.

Do të arr.estohen mbi 1000 politikanë e qeveritarë ha.jdutë në një ditë?

Ne fakt, në Kroaci ashtu ka ndodhë. Të njëjtën ditë, të njëjtën orë, në katër cepat e Kroacisë, sapo ra bilbili amerikan, u kapen fiks 1000 peshq. Asnjëri prej tyre ende nuk ka dalë nga bu.rgu, megjithëse po bëhen 10 vjet. Ky fat duket i sigurtë edhe për ha.jdutët shqiptarë, nga i Shkurtëri e deri tek i Gjati.

Do ndodhin arr.estime këtë vjeshtë e të mëdhatë pas votimeve, se ndeshja do ta ketë një rezultat.

Po, kushdo e di se do të fitojë Amerika

Po ne shtrojmë një pyetje tjetër.

A dini gjë ku jemi nisur, se ka tetë vite që vetëm debatohet, sa ka vj.edhur njëri pushtetar e sa ka vj.edhur tjetri, sa dr.ogë kishim këtë vit e sa përpara shtatë vitesh, a ishte në b.urg kryeministri Edi Rama në Paris si tra.fikant ikonash, a nuk ishte, a ka vënë dhjetëra milion euro mënjanë Argita Berisha apo nuk i ka vënë, a ka ab.uzuar me para taksash Lulzim Basha, a e ka gra.bitur Thesarin e Shtetit Ilir Meta, e deri tek “meraku” apo bëhen deputetë Jozefina Topalli, Myslim Murrizi, Selami Jenisheri e Rudina Hajdari?!

Këto “zhele” shiten si firmato, si standarte shoqërore, në tregun e milionerëve, tashmë të trullosur nga go.ditja amerikane.

Kanë të drejtë Janisherët dhe Sheikët, pasi drejtësia shoqërore ecën çalamane, herë në rrugë, herë mbi rrugë e herë nën rrugë, qysh para Jezu Krishtit.

Por edhe popujt kanë të drejtë t’i kapin “për zhelesh”, t’u th.yejnë kafkat halabakëve, gra.bitqarëve të pronave, ha.jdutëve të taksave, të rrëzojnë e va.rrosin sisteme shfr.ytëzuese, t’u marrin pushtetin Zabitëve e pasuritë Sheikëve?

E shikoni sot e gjithë ditën, që edhe shqiptarët, sikur kërkojnë ekonomi ndryshe, liri më shumë, qeverisje më cilësore?

Si po ndodh, the?

Meqë qeveria drejton vetëm nga facebook-u, edhe shqiptarët aty e bëjnë be.tejën.

Të gjithë shfryjnë kundër ministrave, deputetëve, pushtetarëve, drejtorëve, diplomatëve, mediave nga Sandri e deri tek Ndroqi. Të gjithë duan t’u merret gjëja e vje.dhur dhe të bëhet drejtësi.

Pse është kaq e fortë kërkesa në drejtësi, është po kaq potente padrejtësia shoqërore.

Askush nuk diskuton sot me çfarë jeton populli shqiptar, a ka perspektivë ekonomia, a do të rikthehen pronat e gra.bitura prej 30 vitesh nga të fortët, por meraku është se kush do të fitojë, ha.jduti Edi Rama, apo gjumashi Lulzim Basha?!

Ja kështu, fitojnë ata, ose më shqip, kështu kanë fituar deri sot.

Të bëjnë mjegull, të vje.dhin e të su.ndojnë.

Sot për shëmbull, një e përditshme, normalisht antiamerikane, kishte një titull të madh, se Vetting-u do të vazhdojë deri në vitin 2028.

Nuk është krejt qesharake kjo. Vërtet është një tip gazetarie oligarkike, por e ka një qëllim ama. Synon të ulë besimin e shqiptarëve në drejtësi.

Kanë patur sukses klshtu.

Deri sot Yllët kanë ndriçuar “qiellin” e shpresave të vr.ara të shqiptarëve varfanjakë që duartrokasin me vullnet skllavi ha.jdutët e tyre, kur u japin ndonjë thërrime sa për të mbajtur shpirtin mes dhëmbëve, pa u fluturuar në hapësirë, ku edhe rri gati me qitap në dorë Pëllumb Pipero, për t’i regjistruar si vi.ktima të Covid-19

Po të gjallët ç’bëjnë?

Secili është kundër secilit. Si gjithherë.

Bëjnë ato që nuk duheshin bërë, ç’tjetër?

A nuk e denonconte vëllai vëllanë deri para 30 vitesh, se dëgjon radion tek Zëri i Amerikës apo Vatikani? A nuk e rraste në bu.rg dhe të nesermen kapardisej para fshatarëve, se ai e don partinë fort!

Sot nuk është një parti, janë disa, sot nuk shërbehet për një gotë raki apo një xhiro në rrugë me sekratarin e partisë, por për miliona dollarë, sot janë shumë parti dhe të tërë, edhe pse në aparencë kundërshtarë, janë një për të gjithë e të gjithë për një.

Sek.uestrohen bizneset e dyshimta, se janë pasuri d.roge e kr.imi, turren të gjitha mediat, që nga Aleksandri i Madh e deri tek Ben Blushi i vogël, në mbrojtje të “fjalës së lirë”.

Po këtu nuk bëhet fjalë për median, po për para d.roge, po ec e fol me ar.matën e madhe të Yllëve apo Alfred Pezave?!

Gjithmonë ka patur ndeshje mes profesionistëve dhe papagalëve të pushtetit. Edhe në diktaturë, edhe sot, ndaj është ndeshje e thjeshtë, çështje kohe.

Ata bëjnë gazetari se kanë një fat me vete, injorantët janë në shumicë.

Ata i drejtojnë turmat barkthatë lehtë në sheshe, për qasje ndërl.uftuese, edhe pse Monika për shëmbull, që i thërret shpesh, sa herë afrohet bu.rgu për Ilir Metën, nuk kap asnjë guralec ta gjuajë pushtetin. Monika i nxjerr gështenjat me mashë të tjeterkujt. Dhe jo vetëm Monika.

Edhe kur protestohet, dikush rr.ahet, dikush ar.restohet, dikush vritet, thjeshtë për një lojë politike.

Dhe loja po përfundon.

Janë të gjithë në derë të b.urgut. Pritet të fillojë me Ilir Metën, Shkëlzen Berishën dhe Olsi Ramën!/Pamfleti

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here