Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas hyrjes së talebanëve në Afganistan, të cilët arritën të merrnin edhe kryeqytetin Kabul.

Përmes një deklarate,  Departamenti Amerikan njofton se ekipet e tij po punojnë për të siguruar të gjithë qytetarët afganë. Po ashtu ata bëjnë thirrje që cilido qytetar që dëshiron të largohet nga vendi nuk duhet të ndalohet dhe rrugët e largimit nga vendi duhet të mbeten të hapura.

Duke pasur parasysh situatën e përkeqësuar të sigurisë në Afganistan, ne iu mbështesim, po punojmë për sigurinë dhe i bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi.

Ata në pozitat e pushtetit dhe autoritetit në të gjithë Afganistanin mbajnë përgjegjësi dhe japin llogari për mbrojtjen e jetës dhe pronës njerëzore, si dhe për rivendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe rendit civil.

Afganët dhe qytetarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë; rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet të ruhet.

Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitet. Ne në bashkësinë ndërkombëtare jemi gati t’i ndihmojmë ata”,-njofton DASH.

shekulli online

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here