Viktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë nuk mundi dot të gëzonte rezultatet e 3 viteve të studimit. Në universitetin ku studionte gjen heshtje. Auditore bosh.

21-vjeçarja e cila ndërroi jetë mëngjesin e 15 korrikut ka zhvilluar sezonin e provimeve në universitetin bujqësor. Të fundit më 3 korrik, ku ka firmosur një formular vetëdeklarimi për gjendjen shëndetësore. I është matur temperatura në hyrje të fakultetit dhe nuk ka pasur shenja të covidit.

“Në radhë të parë dua t’i shpreh ngushëllime familjes. Është paraqitur në 23 qershor ka pasur provim, në 30 tjetrin dhe 3 korrik të fundit për vitet e III. Ne kemi dhe deklaratat e të ndjerës në fjalë ku ka deklaruar se nuk ka asnjë nga të afërmit të infektuar. Në dijeninë time pas dhënies së provimit ka shkuar në spital për problemet e saj e më pas është infektuar ditet e fundit dhe se ka përballuar dot”, shprehet administratori i UBT-së, Edmond Tërthorja.

– Z. Tërthorja, a ka pasur gjurmim të kontakteve nga ana e ISHP-së?

Jo, ne jemi në pritje nëqoftëse vijnë. Ne i kemi të gjitha të protokolluara. Edhe për personat që kanë qenë në provim. Ne kemi një database për këtë.

– Atëherë çfarë masash ka marr vetë Universiteti Bujqësor për të parandaluar përhapjen e virusit?

Ne kemi dezinfektuar ambjentet e Fakultetit për herë të tretë. Nga media që kemi marr informacion , nuk është se e kemi marr nga tjetër kush, kemi lajmëruar profesorët që kanë qenë në provim në mundësitë e tyre të bëjnë tampon dhe sigurisht të mos paraqiten në universitet dhe të vetëkarantinohen. Po kontaktojmë me të gjithë grupin që ka marr pjesë, pavarësisht se nuk është thjesht grupi që mund të ketë takuar por e të tjerë. Pra ata që njihte , të kujdesen për veten e të afërmit e tyre, pra të distancohen ca ditë deri sa të marrin përgjigjet e tyre. /Kristi Gongo/

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here