Murati i katërt, sulltan i perandorisë osmane 1623-1640, shpesh herë maskohej dhe vishej si njeri normal për të parë nga afër gjendjen e popullit të tij dhe të kuptojë se çfarë mendojnë ata realisht për të. Një ditë prej këtyre ditëve që ai dilte për kontroll, pa një burrë të shtrirë në mes të rrugës i cili kishte vdekur.
Kush është ky person? A ka familjarë? Pse nuk e dërgoni në shtëpinë e tij për ti bërë nderin e fundit?” pyeti ai të pranishmit që ndodheshin aty pranë.
Ai është një pijanec i ndyrë dhe kurvar. Kurrë nuk do ti ndyejmë duart me të.” tha dikush nga ata.
Të gjithë flisnin keq për të ndjerin, fjalët më të ndyra dhe askush nuk afrohej për ta dërguar në shtëpi. Sulltani, pasi u interesua dhe mësoi shtëpinë, me ndihmën e shoqëruesve të tij e dërgouan të ndjerin në banesë. Derën e hap e shoqja e të ndjerit dhe falenderon ata që e sollën.
Kur po largohej, e zonja e shtëpisë i tha me lot në sy Ju falenderoj nga zemra për këtë që bëtë. I pata thënë tim shoqi, mos i bëj këto veprime, njerëzit të kanë marrë aq i nat dhe mendojnë keq për ty sa edhe i vdekur të jesh në rrugë ata nuk do të të ndihmojnë. Por ai më thoshte shpesh duke u tallur Mos ki merak o gruaja ime e dashur, po nuk më sollën ata, do më sjellë sulltani në shtëpi dhe qeshte me të madhe
Sulltani u habit nga këto fjalë u kthye dhe iu përgjigj zonjës Për zotin unë jam sulltani. A mund të më thuash çfarë ka bërë yt shoq që e urrejnë të gjithë? Me ato që kam dëgjuar për të, habitem se si ende ti qan për atë njeri
Ah zotëri, ai nuk ishte ashtu si mendoni ju apo si mendojnë njerëzit. Ai ishte një baba, bashkëshort i përkushtuar. Ai punonte gjithë ditën dhe roptohej. Por mirësia e tij ishte aq e madhe saqë çdo natë shkonte tek një vend imoral bordello, merte një vajzë që punonte aty dhe e sillte në shtëpi. E mbyllte vajzën në dhomë, i jepte ushqim dhe ajo flinte e qetë deri në mëngjes. Pastaj e paguante dhe më thoshte: Gruaja ime, për një natë shpëtuam një vajzë nga ajo jetë e ndyrë Pastaj shkonte në pijetore vend ku pihej alkol blente alkol me shumicë, aq lek sa të kishte dhe vinte në shtëpi dhe e derdhnim bashkë alkolin në oborr. E më pas më thoshte: Gruaja ime, sot i shpëtuam disa djem të rinj nga ky alkol.
Mësimi:
Mos paragjyko të tjerët, mos u mërzit nga paragjykimi i të tjerëve. Nese mendon se po bën një vepër të mirë, pak rëndësi ka se çfarë mendojnë të tjerët. Nëse bën mirë do të gjesh mirë. Siç e shohim dhe në tregim, ai burri thoshte duke u tallur se do të më sjellë në shtëpi sulltani. Është si të themi ne në kohët e sotme, do më sjellë në shtëpi kryeministri. Edhe pse ai e thoshte me shaka, në fund dëshira e tij u realizua, zoti e bëri fiks ashtu si thoshte burri i mirë. Le ti kesh të gjithë kundër, mjafton të kesh Zotin krahë
Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here