Presidenti tanzanian, John Magufuli deklaroi për herë të dytë se në vendin e tij nuk kishte asnjë rast me koronavirus. Gjatë një takimi që u zhvillua dje në kryeqytetin Dodoma, presidenti Magufuli tha se “Zoti i ka dëgjuar lutjet e qytetarëve”. Presidenti u bëri thirrje turistëve të vizitojnë Tanzaninë duke i siguruar ata se do të ktheheshin të sigurt në vendet e tyre të origjinës.

Njerëzit më në fund po zbulojnë të vërtetën se në Tanzani jemi të sigurt. Armiqtë tanë nuk ndalojnë së foluri, por në Tanzani jemi të sigurt “, theksoi Magufuli.

“Askush këtu nuk vesh maskë. Kjo është për shkak se jemi të sigurt, a mendoni se nuk kemi frikë të vdesim? Koronavirusi është larg nesh. Ne e eliminuam atë. Ne i jemi lutur Zotit dhe ai na dëgjoi”, shtoi ai.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here