Shumë njerëz u qëlluan me armë të premten pasdite sipas kohës lokale në Mayfair Mall në Wauwatosa, Wisconsin, dhe policia është ende në kërkim të personit të dyshuar.

Sipas mediave ameriokane përcjell Telegrafi, incidenti filloi pak para orës 3 pasdite të premten kur oficerët u thirrën për një situatë aktive me të shtëna në një qendër tregtare, rreth 7 milje në perëndim të Milwaukee.

Të paktën tre pacientë u panë duke u marrë me ambulancë nga vendi i ngjarjes, kanë raportuar mediat lokale.

Kryetari i bashkisë Wauwatosa, Dennis McBride konfirmoi se kishte disa të plagosur, por për fat të mirë, asnjë në rrezik për jetën.

“Autori i krimit është ‘i lirë’ në këtë kohë. Ka afro 75 oficerë policie në skenë në këtë kohë”, ka thënë McBride në një deklaratë.

Ndërkohë bëhet e ditur se edhe FBI po ndihmon rreth rastit, motivet e të cilit ende janë të panjohura.

/Telegrafi/

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here