Një nxënës hapi zjarr me armë në një shkollë të mesme në Arkansas të SHBA-së.

Incidenti në Shkollën e Mesme Watson Chapel në Pine Bluff ndodhi ditën e parë kur shkollat e rrethit po ktheheshin në klasa me kohë të plotë pas disa muaj kufizimesh për shkak të coronavirusit

Sipas zyrtarëve të rrethit shkollor, të gjitha kampuset ishin të mbyllura dhe policia mbërriti në vendngjarje për të kontrolluar situatën.

“Ky ishte një incident i izoluar dhe të gjithë nxënësit janë të sigurt në këtë kohë. Prindi i nxënësit që është lënduar është njoftuar se është i sigurt”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Policia nuk po lejon askënd të hyjë dhe të dalë nga ndërtesat gjersa të kryhen disa hetime.

Telegrafi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here