Një nënë e goditur nga tërmeti në Shqipëri iu lut ekipeve të shpëtimit që ta linin të vdiste në krahët e së bijës, pasi vogëlushja u vra gjithashtu. Diena Meçaj Karanxhaj, 30 vjeç, u gjet në rrënoja në qytetin e Durrësit në Shqipëri pas shembjes së një godine gjashtëkatëshe gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Raportohet se Diena u gjet me trupin e vajzës së saj të vdekur, Esiel, 9 vjeç, e cila kishte ndërruar jetë 12 orë më parë.

Ajo thuhet se i ishte lutur ekipeve të shpëtimit, duke u thënë: Mos më nxirrni jashtë, dua të vdes në krahët e bijës sime. Mediat lokale raportojnë se Diena vdiq nga hemorragjia gjatë rrugës për në spital. Burri i saj, Dorian Karanxhaj vdiq nga një atak kardiak në vitin 2015 dhe ajo ia kishte dedikuar jetën rritjes së vajzës së re e vetme.

Ajo postonte foto të atij me diçiturën: “Dita e baballarëve. Sa do të dija që të ishe këtu me Esielin tonë të dashur, të cilës i mungon kaq shumë”. Shumë njerëz thirren ‘baba’, por ti ishe një prej atyre pak që e meritojnë të quhen baba. I mirë, i dashur, i ëmbël, me një zemër të madhe. Do të të dua përgjithmonë”. Sipas mediave lokale, mamaja dhe e bija do varrosen me fustane nusërie.

Amarda Toska, pronarja e dyqanit, potsoi foto të nënës dhe bijës në llogarinë e saj në Instagram me diçiturën: Shumë herë kam derdhur lot gëzimi teksa ndjekim vajzat me fustane nusërie. Nuk e mendoja kurrë se do derdhja lot dhimbje si sot për të bukurat Diena dhe Esiel.

RDA NEWS

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here