Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” moderatorët së bashku me Ledjanën e Përputhen kanë luajtur lojën e ruletës së celularit.





Si dënim për Tean ishte që të tregonte bisedat e fundit që kishte bërë me opinionistin e ‘Për’Puthen’, Arjan Konomin.





Edhe pse tentoi të shmangë dhe të fshehë pjesë më të madhe të bisedës së fundit me Konomin, Tea në fund zbulon tre mesazhet që i ka dërguar dhe thotë se kanë lidhje me të dashurin e saj, pas një situatë të çuditshme që kanë kaluar së fundmi, nga e cila është lodhur shumë!





“Nuk ju kam sharë juve po i tregoj ca sekrete të mijat Arjanit unë. Do ju tregoj vetëm mesazhin e fundit jo bisedën e fundit, sepse kam diskutuar disa gjëra që s’duhet t’i tregoj. Më ka pyetur për diçka dhe unë i kthej përgjigje, po ju lexoj tre mesazhet e fundit: Shumë pak, situatë e çuditshme që më ka lodhur. Ti si je? Unë mirë të zakonshme kthen Arjani. Është një situatë shumë personale, po është për atë shokun, një situatë e çuditshme që më ka ndodhur dhe ja kam thënë Arjanit”, tha Tea.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here