Ndryshimi i klimës po shkakton temperatura të larta në të gjithë Arktikun, ku Groenlanda humbi sërish një sasi të madhe akulli. Kjo është sasia e tretë më e madhe në 71 vite. Vëllimi i ujit, që u formua nga shkrirja e akullit, mund të mbulojë të gjithë Floridën, me një shtresë prej pesë centimetrash. Dy rekordet e mëparshme u shënuan në 2012 dhe 2019. Sipas shkencëtarëve, shkrirja e shpejtë e akullit erdhi si pasojë e ajrit të nxehtë të bllokuar në ishullin Arktik. Ata paralajmërojnë se do do ketë shkëputje të tjera akullnajash. Vetëm të mërkurën, rreth 22 gigatonë akull u shkrinë brenda ditës.

mare nga top chanel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here