Tentoi të hynte në shtëpi përmes oxhakut, mirëpo u bllokua brenda – zjarrfikësit shpëtojnë adoleshenten në Nevada

    32
    0

    Zjarrfikësit në Nevada kanë kryer një shpëtim të pazakontë kur një adoleshente mbeti jashtë shtëpisë së saj dhe u përpoq të hynte brenda duke zbritur përmes oxhakut mirëpo u bllokua brenda.

    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti për Zjarrin i Henderson deklaroi në një postim në Facebook se 18-vjeçarja mbeti jashtë nga shtëpia e saj njëkatëshe, dhe u përpoq të hynte brenda përmes oxhakut.

    Zjarrfikësit përdorën një sistem litari për të tërhequr adoleshenten në një ‘operacion’ shpëtimi që zgjati rreth 30 minuta.

    Departamenti deklaroi se e njëjta nuk kishte pësuar lëndime.

    Marre nga Telegrafi

    Leave A Reply

    Please enter your comment!
    Please enter your name here