Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6  tronditi Turqinë pasditen e sotme duke shkaktuar të plagosur dhe dëme materiale.

Sipas mediave turke, lëkundjet sizmike u ndjenë më së shumti në qytetin Karliova, ku dhe janë shënuar dëmet.

Kulla e rojes e një stacioni policor në këtë qytet u shemb, duke lënë të plagosur 3 punonjës policie. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm i Turqisë. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në provincat Erzurum, Mus, Erzincan.

Pas tërmetit të madh, vendi u godit edhe nga dy tërmete të tjera me intensitet 4.6 dhe 4.7 të shkallës Rihter. Sizmiologët thanë se thellësia e tërmetit ishte 8 kilometra nën tokë. Dëme pësuan edhe ndërtesa të tjera. Ndërsa banorët dolën në rrugë të frikësuar.

Ministri turk i Mjedisit bëri me dije se në terren kanë dalë ekipet e emergjencës. Ai theksoi se autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimet për këtë ngjarje.

Ky termet eshte ndier dhe ne greqi me lekundje te forta dhe mesohet se epiqendra ka qene ne Detin Egje ,po akoma nuk po flitet per deme ne njerez ,pasi deme matriale ka shume .

 

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here