Të paktën shtatë persona mendohet të jenë vrarë me disa të tjerë të plagosur në një sulm të dyshuar me armë dhe në një sulm kamikaz pranë një sinagogë në Vjenë.

Një operacion i madh është duke u zhvilluar për kapjen e personit të  armatosur, sipas raporteve lokale, ndërsa një bashkëpunëtor i tij mendohet të ketë “hedhur në erë veten”.

“Ne jemi në terren me të gjitha forcat në dispozicion. Ju lutemi shmangni të gjitha sheshet publike në qytet ” tha policia.

Megjithatë shifrat nuk janë ende zyrtare pasi Policia e Vienës po përditëson situatën minutë pas minuti dhe deri tani ka konfirmuar vetëm 1 civil të vrarë dhe një terrorist të ekzektuar.

Pamjet më poshtë tregojnë ekzekutimin makabër të një qytetari të pafajshëm në rrugët e qytetit, pamje të cilat sugjerojmë të mos shihen nga fëmijët.

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here