Qentë janë më të aftë në identifikimin e Covidit sesa disa teste LTF, sipas një studimi francez. Testet LTF janë analiza imunokromatografike të shpejta, që synojnë të zbulojnë praninë e një substance të synuar në një mostër të lëngshme, pa nevojën e pajisjeve të specializuara dhe të kushtueshme; testet e shtatzënisë janë teste LTF.

Prova, e kryer në mars dhe prill nga Shkolla Kombëtare Veterinare e Francës dhe njësia e hulumtimeve klinike të spitalit Necker-Cochin të Parisit, tregoi se qentë ishin në gjendje të zbulonin praninë e virusit me saktësi 97%. Qentë ishin gjithashtu 91% të saktë në identifikimin e mostrave negative, tregoi studimi.

Një përmbledhje e fundit e 64 studimeve zbuloi se LFT identifikon saktë mesatarisht 72% të njerëzve të infektuar me virus që kanë simptoma dhe 58% që nuk kanë.

“Këto rezultate janë konfirmim shkencor i aftësisë së qenve për të zbuluar Covid-19”, tha bordi i spitalit të Parisit, duke shtuar se studimi – i cili pritet të botohet në një përmbledhje shkencore – ishte i pari i këtij lloji.

“Janë rezultate të shkëlqyera, të krahasueshme me ato të një testi PCR,” tha Prof. Jean-Marc Tréluyer për Agence-France Presse. Tréluyer tha se qentë nuk do të zëvendësonin testet PCR, të cilat janë dukshëm më të besueshëm se testet LFT.

Studiuesit në vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Gjermaninë dhe Britaninë, kanë eksperimentuar me qentë për të zbuluar Covid, ndërsa Finlanda dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vitin e kaluar filluan provat me qentë në aeroportet ndërkombëtare të Helsinkit dhe Dubai.

Anila Kalleshi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here