Një ngjarje e rëndë e cila mund të ishte kthyer në tragjedi ka ndodhur në mesnatë në një pallat në kryqytet.Ashensori i një pallati në zonën e Astirit u shkëput gjatë natës dhe si pasojë dy gra u lënduan.

Burime nga policia bëjnë me dije se në ashensor kanë qenë 5 persona, por vetëm dy prej tyre patën lëndime , njëra prej të cilëve ishte një grua shtatzënë.

Tashmë gjendja e tyre është jashtë rrezikut, thotë policia, ku gruaja shtatzënë është dërguar në shtëpi, ndërsa e lënduara tjetër vazhdon të marrë trajtim në spital.

Policia tashmë ka marrë në pyetje administratorin e pallatit ku ndodhi ngjarja e rëndë, pasi ka dyshime se ashensori nuk ishte kolauduar prej kohësh.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here