Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 56 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e sëmurë mendore.

Policia thotë po ashtu se nga egzaminimet ka rezultuar se gruaja është 8 muajshe shtatzënë.

Njoftimi i plote

Në datë 24.07.2020 specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B. 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga egzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here