Në një zbulim të tmerrshëm në Rusi, një grup vullnetarësh gjetën një varr masiv nazist që mbante trupat e 675 fëmijëve të të gjitha moshave, që besohet se ishin “sakrifikuar” për të transfuzuar gjakun e tyre në oficerë dhe ushtarë të plagosur, thanë studiuesit.Vendi i varrimit, i cili përmbante më shumë se 1360 trupa, u zbulua jashtë Shën Petersburgut dhe pranë një baze të SS të Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Viktimat, të cilët ishin pothuajse të gjithë pa lëndime të dukshme, u gjetën të zhveshur dhe zbathur në fshatin Novaya Buria, në lagjen Lomonosovsky të Shën Petersburgut.

Në total, rreth 50 çanta u mblodhën nga varri masiv makabër këtë javë, i cili u mbush me skelete të 415 viktimave, gjysma e të cilëve ishin fëmijë: nga të porsalindurit deri te adoleshentë, që besohet se kanë humbur jetën për shkak të humbjes së gjakut për të “shpëtuar” nga ushtarët gjermanë që luftonin pranë Shën Petersburgut. Nga kufomat e të rriturve, shumica ishin gra, duke përfshirë të paktën tre që ishin shtatzënë. Pak nga këto viktima mbanin shenja rrahjeje, ndërsa shumica nuk kishin asnjë tregues për shkakun e vdekjes.

Një vullnetar që mori pjesë në hulumtim tha se: “U gjetën gjithsej 1362 kocka njerëzore, 675 prej të cilave u përkisnin fëmijëve”.

Sipas informacioneve të disponueshme, rreth 300 metra larg varrit masiv, ushtarët nazistë kishin bazën e tyre nga viti 1941 deri në vitin 1943, gjatë Rrethimit të Leningradit (Shën Petërburgu i sotëm).

Kishte një teori që fëmijët e gjetur vdiqën nga uria gjatë dimrave të ashpër që rrënuan Rusinë gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, ekspertët thanë se eshtrat e fëmijëve mund të kenë ardhur nga një kamp “transfuzioni gjaku” në qytetin e Viritsa, pranë Gatsina.

Më shumë se 300 të mitur, nga të porsalindurit deri në 14 vjeç, u mbajtën në kamp për një qëllim: për të “pompuar” gjakun për ushtarët dhe oficerët e Wehrmacht.

Fëmijët më të vegjël patën mundësinë të shoqëroheshin nga nënat e tyre në kampin e tmerrshëm. Rreth 100 varre u zbuluan pranë “kampit të vdekjes”, por mijëra viktima të reja nga Viritsa nuk u gjetën kurrë.

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here