Spikerja e lajmeve që doli me gjoksin jashtë, Enki Bracaj ka dhënë një intervistë aty ku ka folur për largimin e saj nga emisioni i mëngjesit si edhe për projektet e reja.

TIRANE– Ish gazetarja e “Aldo Morning Show” Enki Bracaj ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’ aty ku ka ndarë detaje për projektin e saj më të ri në televizon ku djem e vajza të paekspozuar do të luajnë se bashku.

Ajo gjithashtu ka folur dhe për kanalin e saj në Youtube ku ka trajtuar fenomene të ndryshme, si vajzat qe duan te behen te pasuar pa punuar asnjeher ne jete apo dhe per tradhetite ne çift.

“Realiteti sipas Enkit”, si do të flasë këtë herë? Do të të shohim edhe këtë verë me kronikat e tyre në plazhe?

Besoj se po, sepse për hir të së vërtetës, pati një ndjekje interesante. Edhe pse ka kaluar një vit, njerëzit më pyesin nëse do të rinisë sërish apo jo. Nuk di të them “plazh studio”, por sapo të vendos, shpresoj të rinisë.

U largove nga emisioni i mëngjesit për një projekt të ri. Si do të jetë ky format?

Oh, do të jetë shumë i bukur, ku në qendër do të ketë lojërat dhe sfidat e ndryshme, pasi është një “game show”, ku publiku do të kënaqet duke e ndjekur.

Duke qenë se është “game-show”, do të thotë që do hysh në garë me Edi Manushin, Turjan Hyskajn, Eno Popin, Enkel Demin etj., që kanë prezantuar prej vitesh formate të tilla?

Çfarë do të sjellësh ndryshe? Unë nuk do të futem në garë me askënd, pasi këta janë emra të vjetër në televizionet shqiptare (jo domosdoshmërisht nga mosha, por nga vitet e eksperiencës). Ky format i imi nuk do të ketë personazhe publike, që luajnë ndryshe nga çfarë kemi parë deri tani, por do të jenë vajza dhe djem të paekspozuar më parë në ekran.

Për ty, jeta është një lojë që luhet tek apo çift, po lojën e botës së televizionit për të qenë njëshi, si mund ta fitosh?

Për mua, jeta nuk është aspak lojë dhe duhet marrë shumë seriozisht. Por për t’iu përgjigjur pyetjes, mund ta quash si një lojë shahu, ku do shumë përqendrim dhe llogaritje. Në bazë të lojës është mbretëresha dhe mbreti. Kështu që, vetëm duke treguar nga karakteri yt dhe jo të shtiresh që të ngjash bukur, pasi publikun nuk mund ta mashtrosh.

Të pëlqen të thuash të vërteta lakuriqe, siç bëre me serinë kronikave të verës në “YouTube”? Mund të na rendisësh disa të vërteta ose fenomene që duhen demaskuar?

Më pëlqen dhe nga kjo jam hasur me epitete si “humbistja” apo “ironikja”. Kjo ndodh vetëm për një arsye: Unë e kam shumë inat shtirjen. Sa për fenomene, ka sa të duash. Që te tradhtitë bashkëshortore, që janë shtuar shumë kohët e fundit (në vlogun tim për shembull, përveçse fenomenit, do jepja mendimin e Enkit dhe për 3 ose më shumë personazhe). Duke vazhduar te disa vajza që duan “rich life” pa punuar asnjë ditë, e deri te djemtë që herë pas here bëhen më keq se vajzat. Dhe shumë e shumë të tjera fenomene si këto.

Nga një emision në tjetrin, duket se ndryshimet i bën me lehtësi. Cila është pika jote më e fortë e karakterit si vajzë ekrani?

Unë tek “Aldo morning show” kam qëndruar dy vjet e gjysmë, pastaj e rëndësishme është që përpiqem për më mirë. Janë disa me thënë të drejtën: (modestia siç e sheh) qesh; Jam ambicioze, kam vetëbesim e nëse ia vë synimin diçkaje, ajo bëhet e imja e kjo në çdo fushë të jetës. Dhe mbi të gjitha, them se kam arritur të njoh mirë Enkin, kështu që di si të veproj.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here