Të paktën 99 persona kanë vdekur pas një shpërthimi masiv kur një cisternë karburanti u përplas me një kamion në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown, Afrikë. Karburanti u derdh përpara se të ndizej dhe zjarri përfshiu kalimtarët dhe automjetet në një kryqëzim të ngarkuar. Pamjet e transmetuara nga mediat lokale treguan trupa të djegur keq në rrugët përreth cisternës. Presidenti Julius Maada Bio tha se ishte “thellësisht i shqetësuar nga zjarret tragjike dhe humbjet e tmerrshme të jetës”.





Rreth 100 njerëz po trajtohen në spitale dhe qendra shëndetësore rreth Freetown. Shpërthimi besohet të ketë ndodhur në një kryqëzim jashtë Supermarketit ne Choithram në periferinë me popullsi të dendur Wellington në lindje të qytetit rreth orës 22:00 të premten. Një raport tha se një autobus u dogj plotësisht, ndërsa dyqanet dhe tezgat e tregut aty pranë u kapën nga flakët.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here