Një vajzë e re tre vjeç nga Anglia ka vdekur pasi u mbyt në një supermarket. Vajza u dërgua në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey, por policia konfirmoi që fëmija vdiq pak kohë më vonë.

Familja po mbështetet nga policia ndërsa përpiqet të pajtohet me lajmin shkatërrues. Një zëdhënës i policisë në Merseyside konfirmoi humbjen tragjike të fëmijës dhe tha se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.

“Fëmija u dërgua në spital, por fatkeqësisht u shpall e vdekur pak kohë më vonë. Familja po mbështetet nga oficerët në këtë kohë të trishtuar. Incidenti aktualisht nuk po trajtohet si i dyshimtë dhe hetimet janë duke vazhduar”, është shprehur zëdhënësi.

Deri më tani nuk është sqaruar shkaku i vërtetë i ngjarjes që i mori jetën vogëlushes.

tvklan.al

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here