Zbulohen detaje intime nga jeta e Presidentit amerikan. Carrie Stevens ka treguar se Trump ka pasur një lidhje me mikeshën e saj Karen McDougal, të cilën e flaku tutje më pas kur zbuloi se ishte në një tjetër marrëdhënie.

Sipas saj, presidenti Trump bëri seks me McDougal në ‘Trump Tower’, prapa krahëve të Melanias, madje në shtratin e tyre martesor.

Më tej, Stevens thekson se ai i tregoi edhe albumet personale, ku shfaqej Trump me Melanian si dhe i fliste për bukurinë e gruas së tij.

Në një intervistë ekskluzive për “DailyMail” Stevens tha: ‘Karen deklaronte se ishte e dashuruar me Donald Trump, por në fakt nuk ishte dashuri. Ajo flinte në të njëjtën kohë edhe me Bruce Wills”.

Pretendohet se lidhja mes tyre ka zgjatur vetëm 10 muaj. Ata janë njohur në vitin 2006, ndërsa në prill të 2007 gjithçka mori fund.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here